Aktualitet

Kandidon për tre pozicione në KQZ, Lleshi: E njoh nga A-ja te Zh-ja

Shkruar nga Liberale
Kandidon për tre pozicione në KQZ, Lleshi: E njoh nga A-ja te Zh-ja

Ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi Lleshi, ka aplikuar në garën për KQZ-në e re për 3 pozicione, atë të komisionerit, rregullator dhe KAS.

“Qenia kryetare e KQZ është një nga arsyet dhe ligjore por dhe eksperienca e mëparshme pse aplikoj”, tha Luzi në seancën dëgjimore me kandidatët për organet drejtuese të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Kam qenë edhe eksperte zgjedhore dhe në punën time jam udhëhequr nga parimet e integritetit, paanshmërise dhe përgjegjshmërisë. E njoh këtë fushë nga A-ja te ZH-ja dhe jam komode, mendoj se performimi im në këtë detyrë nëse do me zgjidhni do jetë dhe më cilësor se i radhës së parë se e njoh këtë fushë nga të gjitha anët”, perfundoi ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH