Aktualitet

Kandidon për kreun e PD, Elezi sulmon Berishën: Do të ikë në 2023, ashtu si iku Basha

Shkruar nga Liberale
Kandidon për kreun e PD, Elezi sulmon Berishën: Do të ikë

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike, po shfaq kontestimet e para. Ka qenë kandidati për kryetar, Ibsen Elezi, i cili ka kërkuar nga Komisioni, që të kryejë të gjitha procedurat e rregullta.

Në fjalën e tij për mediat, Elezi tha se Berisha është duke bërë lojëra fjalësh, pasi fillimisht kishte premtuar zgjedhjen nëpërmjet primareve, ndërsa tani pretendon se një deklaratë e tillë është bërë në kuadër të zgjedhjes së presidentit të ri.

Më tej, Elezi ka paralajmëruar se këto ditë në opozitë do të zgjasin deri më 2023 dhe do të ikin, ashtu si iku Lulzim Basha.

“Sali Berisha nuk vepron dot me pseudo demokraci sy për sy pas 30 vjetëve. Kjo është shumë e rëndë. Komisioni duhet të kryejë të gjitha procedurat, duhet të më njoftojë dhe të marrë në konsideratë debatin. Pasi Berisha ka premtuar për shtatë muaj zgjedhjen me primare për kryetarët, tani del dhe thotë e kisha për presidentin. Pse kaq i varfër është zoti Berisha në fjalor? Kur thua kryetarët, deputetët nënkuptojnë kryetarin e parisë së vet, kryetarin e madh, kryetarët e bashkive. Kjo nuk mund të mbetet në kuadrin e lojës së fjalëve. Këto po përpiqen që të shkatërrojnë procesin. Pas 2023 edhe këto do të ikin si Lulzim Basha. Njerëzit nuk hoqën një Lul për të sjellë një Lul tjetër”, tha ai.

Ibsen Elezi, ish-krytari i PD, dega Kukës, është i vetmi kandidat që do të përballet me Sali Berishën për kreun e kësaj partie.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH