Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur votën e saj në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.
Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.
“Thirrja ime është për të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj dite historike. Besojë shumë që nëpërmjet një procesi fer të lirë dhe demokratik Kosova sot, do të ketë arsye për të festuar. Uroj që gjithçka të shkojë pa asnjë presion”, ka deklaruar Vjosa Osmani para gazetarëve.
E pyetur për koalicionet e mundshme pas zgjedhore, Osmani tha se kjo duhet të jetë ditë festë për Kosovën dhe sa i përket koalicioneve do vendoset pas rezultateve zgjedhore.
Më herët, procesin e votimit e kanë përfunduar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Albin Kurti, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj./Gazeta Liberale