Aktualitet

“Kandidatët për Kushtetuesen u publikuan”, Kim: KED të veprojë shpejt

Shkruar nga Liberale
“Kandidatët për Kushtetuesen u publikuan”, Kim: KED

Përmes një statusi në Twitter, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim mbetet vigjilente sa i përket plotësimit të vakancave në sistemin e drejtësisë.

Kim e ka ndalur vëmendjen kësaj here te Gjykata Kushtetuese, duke thënë se tani që Presidenca dhe Kuvendi i publikuan listat e kandidatëve, i takon KED-it të veprojë shpejt dhe të gjykojë kandidatët, me qëllim që Gjykata Kushtetuese të jetë ngritur brenda këtij viti.

"Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Flamuri i Shqipërisë duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit", shkruan Kim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH