Globi

Kandidat për president, Haradinaj: Përgjegjësi dhe nder i veçantë

Shkruar nga Liberale
Kandidat për president, Haradinaj: Përgjegjësi dhe nder i

Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shpallur sot dëshirën e tij, të formalizuar nga strukturat udhëheqëse të partisë, për të kandiduar si president i Kosovës.

Këtë vendim Haradinaj e shprehu përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie të mbajtur sot në Prishtinë.

“Falenderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, thuhet në deklaratën e Haradinajt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH