Aktualitet

Kandidat në listat e LSI? Klevis Balliu: Kam lindur demokrat

Shkruar nga Liberale
Kandidat në listat e LSI? Klevis Balliu: Kam lindur demokrat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu edhe pse nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme nga anëtarësia e PD-së në Pogradec për t’u kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, thotë se kjo çështje do të sqarohet shumë shpejt.

“Për këtë çështje do të ketë një moment të dytë që do të sqarohet. Për sa i takon angazhimit tim në Pogradec dhe kjo mund të verifikohet nga rrjetet sociale, për dy vjet të paktën dy ditë të javës kam qenë në Pogradec. Nuk është çështja se do të jap vetëm unë përgjigje por do të sqarohet gjithçka shumë mirë për të gjithë”, u shpreh ish-deputeti në Euronews.

Lidhur me zërat për largimin e mundshëm nga PD drejt kandidimit për Lëvizjen Socialiste për Integrim, z. Balliu tha se kjo është e pavërtetë duke mohuar kategorikisht largimin nga partia.

“Unë nuk u bëra demokrat kur u bëra deputet. Unë kam lindur demokrat dhe jam rrit në protestat e kësaj partie. Me LSI kam pasur dhe do të kem marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të mira, por nuk mund të largohem nga PD, pasi është si ju të largoheshin nga shtëpia juaj. Unë aty kam shtëpinë”, tha Balliu.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH