Sport

Kampionati i boksit, Shqipëria merr 2 medalje ari e 3 argjendi

Shkruar nga Liberale
Kampionati i boksit, Shqipëria merr 2 medalje ari e 3 argjendi

Dy kampionë dhe 3 nënkampionë Ballkani, janë rezultatet e Shqipërisë në kampionatin e mbajtur në Zagreb.

Denis Nurja triumfoi në duelin me kroatin Petar Cetinic, duke e shembur në ring në raundin e dytë dhe fituar medaljen e artë për peshën deri 69 kilogramë.

Një sukses me nock out për Nurjan që ishte dominues në këtë sfidë. Medalje e artë edhe për Alban Beqirin për peshën deri 75 kilogramë.

Beqiri e fitoi me pikë 3 – 2 përballjen me kroatin Noa Jezek që ishte më i saktë me goditjet e tij.

Medalje argjendi në këtë kampionat ballkanik morën Krenar Zeneli, Rexhildo Zeneli dhe Indit Laci. Në këtë aktivitet merrnin pjesë 7 vende të rajonit.

Poll
SHQIPENGLISH