Aktualitet

Kamioni humb kontrollin dhe del nga rruga Elbasan-Librazhd

Shkruar nga Liberale
Kamioni humb kontrollin dhe del nga rruga Elbasan-Librazhd

Një aksident është regjistruar gjatë pasdites së kësaj fundjave në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë në Njësinë Administrative Labinot Fushë.

Në ndihmë të drejtuesit të automjetit të tonazhit të rëndë ka shkuar menjëherë Policia dhe autoambulanca. Ndërkohë është kërkuar ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses për ta nxjerrë drejtuesin nga kamioni në anë të rrugës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga të kamionit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit për shkak të motit të keq.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH