Aktualitet

Kamerieri në Dhërmi arratiset me xhiron ditore, policia në këmbë për kapjen e tij

Shkruar nga Liberale
Kamerieri në Dhërmi arratiset me xhiron ditore, policia në

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të kamerierit më të kërkuar për momentin.

Shtetasi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i punësuari në një bar restorant në Dhërmi, ka marr leket e xhiros dhe është larguar me shpejtësi me një makinë Golf 5 të bardhë drejt Vlorës.

Kanë qenë menaxherët dhe më pas pronarët e lokalit që e kanë denoncuar në polici këtë të fundit. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së hënës.

Policia e Vlorës ka nisur kontrollet për të. Disa postblloqe policore janë ngritur në të gjitha rrugët nga Dhërmiu drejt Vlorës për ndalimin e personit në fjalë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH