Aktualitet

"Kambanat e alarmit po bien", Meta: Ja rreziku i vërtetë rus që...

Shkruar nga Liberale

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një mesazh të fortë për fenomenin e largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Teksa ka shpërndarë një artikull mbi projeksionin e OKB-së, i cili thotë se deri në 2100, shqipëria do të ketë vetëm 512 mijë banorë, Meta thotë se shpopullimi është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit.

"Kambanat e alarmit po bien!

Stop shpopullimit të Shqipërisë!

Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!

Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!

9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!

Koha është tani!

Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!", shkruan Meta./Gazeta Liebrale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH