Aktualitet

"Kam sqaruar pozitën time edhe me Luanën"/ Flet Karamuço në lidhje me videon erotike: Unë e kam mbyllur këtë muhabet

Shkruar nga Liberale
"Kam sqaruar pozitën time edhe me Luanën"/ Flet

Pas zhurmës së madhe që bëri deklarata e tij lidhur me qarkullimin e një video erotike, ekspert i kriminalistikës Ervin Karamuço është shprehur se video për të cilën ai ka folur nuk është publike.

Sipas Karamuços personazhet e shfaqura në video ishin fytyra të njohura të showbizzit shqiptarë. Mjaftoi kjo deklaratë që rrjeti të aludonte dhe emri më i përfolur ishte ai i moderatores Luana Vjollca.

Por Karamuço hedh kështu poshtë aludimet duke thënë se ka pasur një bisedë sqaruese me vetë Luanën dhe ndihet i qetë shpirtërisht.

“Unë e kam mbyllu këtë muhabet por kam sqaruar pozitën time edhe me vetë zonjën e respektuar të televizionit dhe unë jam shumë i qetë shpirtërisht.

Nuk ka pasur dhe nuk ka ende në publik asnjë nga ato video që unë kam përmendur.

Unë sfidën e kam me të vërtetën dhe nuk ma blejnë dot.”- u shpreh ekspert i kriminalistikës Ervin Karamuço në emisionin “Zonë e Lirë”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH