Showbiz

"Kam humbur 9 fëmijë për shkak të abortit", rrëfimi prekës i Sharon Stone

Shkruar nga Liberale
"Kam humbur 9 fëmijë për shkak të abortit",

Aktorja e njohur, Sharon Stone ka rrëfyer se ka humbur 9 fëmijë, për shkak të abortit gjatë viteve. Në fillim të kësaj jave, aktorja 64-vjeçare komentoi në një postim të PEOPLE në Instagram, duke shfaqur një intervistë ekskluzive me Peta Murgatroyd, e cila kohët e fundit foli për humbjen e një shtatzënie ndërsa burri i saj, Maks Chmerkovskiy, ishte në Ukrainë.

“Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga aborti”, zbuloi Stone, e cila është nënë e tre djemve përmes birësimit: Quinn Kelly, Laird Vonne dhe Roan Joseph.

“Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht. Por ne jemi bërë të ndiejmë se është diçka për të përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi”.

Ajo vazhdoi, “Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm, për të cilin kemi nevojë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH