Aktualitet

Kalonte mallra kontrabandë, arrestohet doganieri në Pogradec

Shkruar nga Liberale
Kalonte mallra kontrabandë, arrestohet doganieri në Pogradec

Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për kalim të mallrave kontrabandë.

Shtetasit e arrestuar janë A.T., 47 vjeç, banues në Pogradec, si dhe F.D., 60 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë doganier në Doganën e Tushemishtit). Po ashtu filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve S.L., 51 vjeç dhe A.G., 58 vjeç, banues në Pogradec.

Sipas policisë në mjetin tip "Benz" në pronësi të A.T., u gjet dhe sekuestrua një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë (fruta ta thata), të cilat ky person i ka kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Tushemisht, ku doganieri F.D., dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer procedurën e zhdoganimit.

Në pranga janë vënë edhe shtetasit S.L., dhe A.G., të cilët u kapën duke tregtuar në dyqanet respektive të tyre në qytetin e Pogradecit, sasi duhani të grirë, mall i dyshuar kontrabandë, i papajisur me pullë fiskale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë", "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë"./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH