Aktualitet

Kaloi vettingun, ONM ankimon vendimin për Besim Hajdarmataj

Shkruar nga Liberale
Kaloi vettingun, ONM ankimon vendimin për Besim Hajdarmataj

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar ankimimin e vendimit për prokurorinp anë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Besim Hajdarmataj, i cili ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

“Në datën 16.10.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë. Në datën 4.12.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të z. Besim Hajdarmataj”- thuhet ne njoftim.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Më 16 tetor KPK-ja e konfirmoi në detyrë, duke u shprehur se nga hetimi për të gjitha pasuritë dhe dhuratat e deklaruara, nuk janë konstatuar problematika dhe se analiza financiare e kryer, ka dalë pozitive./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH