Aktualitet

Kalo: Politizimet e tejskajshme stërkëmbësh pengues ndaj Covid-19

Shkruar nga Liberale
Kalo: Politizimet e tejskajshme stërkëmbësh pengues ndaj Covid-19

Mjeku Tritan Kalo shkruan në ‘Facebook’ se politizimi i pandemisë nuk ndihmoi në luftën ndaj COVID-19.

Ai thotë se politizimi shërbeu si një stërkëmbësh pengues përgjatë përpjekjeve titanike e të rrezikshme nga stafi mjekësor.

Për Kalon, koha do të jetë gjykatësi më i drejtë i punës e përpjekjeve të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të sistemit shëndetësor.

STATUSI NGA TRITAN KALO

Kohë kovidiane…. 7.06.2021….Një intervistë e sotme me Al-Jazzeira International bazuar në Londër….Larg politizimit të punës plot Përkushtim e Profesionalizëm të qindra-mijra Mantelbardhëve e anëtarëve të tjerë të stafit mjeksor, për t’u shërbyer të sëmurëve të prekur nga virusi i Sars-Cov2, përgjatë këtyre 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, Pandemisë së Covid-19…. Politizimet e tejskajëshme kudo në Botë përfshirë edhe vëndin tonë, jo vetëm që NUKU i shërbyen përplasjes me këtë “armik të padukshëm”, por përkundrazi ato ishin “një stërkëmbësh” pengues përgjatë përpjekjeve titanike dhe jetëriskuese të stafit mjeksor….KOHA do të jetë gjykatësi më i drejtë i punës e i përpjekjeve tona….Together forever!!!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH