Art & Kulturë

Kalo: Enver Hoxha pinte 80 cigare në ditë para infarktit

               Publikuar në : 11:24 - 09/08/19 LP

Rrëfimet e mjekut të ish-diktatorit Enver Hoxha, të ardhura në librin “Blloku” nga botimet UET PRESS, janë promovuar në një takim me lexuesit e qytetit të Pogradecit.

Lajmi për këtë aktivitet u shoqërua me incidente, që nisën me grisjen e posterave të aktivitetit.

Nën një bashkëbisedim me Ilir Shytën dhe Alda Bardhylin, Kalo rrëfeu para të pranishmëve jetën e tij si mjeku i një prej njerëzve më të rëndësishëm të vendit. Ai risolli në kujtesë dhe ditët e kaluara me Enver Hoxhën në Pogradec, ku bënte pjesë në grupin e mjekëve që e shoqëronin.

Ai kujtoi sesi njerëzit e këtij qyteti mbushnin rrugët duke brohoritur. Pogradeci ishte një ndër qytetet e preferuara të diktatorit.

I pyetur se si ishte Enver Hoxha pacient, Kalo tha se ai u diagnostikua si i sëmurë me diabet në vitin 1948-të dhe vetëm pas infarktit të pare, gati 15 vite më vonë ai do të kthehej në një pacient shembullor, duke ndjekur këshillat e mjekëve. Enver Hoxha para infarktit pinte 80-të cigare në ditë e bënte një jetë sendetare. Pas infarktit ai nisi të ecte duke bërë shëtitje në Pallatin e Brigadave.

Kalo hodhi poshtë zërat se ky libër është shkruar për të mbrojtur familjen Hoxha. Sipas tij ishte një detyrim moral i tij për të shkruar të vërtetat e tij.

Kalo tha se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga familja Hoxha dhe nuk e di se si mund të jetë pritur libri dhe shumë analiza të tij në ish-Bllok./Gazeta Liberale

d0a26e63-031f-4678-8cb9-b51c719a346d fdc95f13-7425-411a-9dd4-845343c2bf81 78a8c550-e184-4bdb-8dec-c74a8ba85e46 554db75e-786a-4cba-9517-a13010279ebf c84d068d-677e-4b38-b69c-ccb896615b6d
<
>
(Visited 162 times, 4 visits today)

Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *