Aktualitet

Kallëzimi penal i opozitës, Prokuroria pushon çështjen për Markun

Shkruar nga Liberale
Kallëzimi penal i opozitës, Prokuroria pushon çështjen

Gjykata do të shqyrtojë sot vendimin e Prokurorisë për pushimin e veprimeve në lidhje me kallëzimin e bërë nga opozita për ish-kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku e cila u kallëzua penalisht nga opozita.

Kallëzimi penal u bë në fund të janarit të 2019 dhe u firmos prej ish-krerëve të Grupeve Parlamentare të PD-së dhe LSI-së, konkretisht Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Opozita pretendon se Marku kishte kualifikuar Bujar Sheshin si kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pa marrë më parë një konfirmim nga Autoritetit i Dosjeve në lidhje me pastërtinë e figurës së tij. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH