Globi

Kadri Veseli niset për në Hagë

Shkruar nga Liberale
Kadri Veseli niset për në Hagë

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëheri kreu i PDK-së, Kadri Veseli para pak çastesh është nisur për në Hagë, ku do të intervistohet nga Prokuroria e Specializuar.

“Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervisitim.

Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Veseli në një deklaratë për mediat. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH