Aktualitet

Kadilli: Zgjedhjet i fitoj unë. Kandidatët e tjerë s'kanë asgjë të re

Shkruar nga Liberale
Kadilli: Zgjedhjet i fitoj unë. Kandidatët e tjerë

Kandidat për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, u shpreh sot se ai do të jetë kryetari i rii Partisë Demokratike më 13 qershor. Sipas tij asnjë prej kandidatëve të tjerë nuk ka asgjë të re.

"Më 13 qershor fitoj unë. Askush prej kandidatëve të tjerë nuk ka asgjë të re. Jemi brenda të njëjtës kënetë", tha Kadilli.

"Nuk kam asnjë rival as Bashën e as të tjetër, asgjë nuk propozojnë të re, janë të konsumuara dhe të dëgjuara, propozimi i ri është ky manifest politik i imi për një PD të hapur dhe fituese", u shpreh më tej.

Teksa u pyet nëse do ta largonte Sali Berishës nga PD nëse zgjidhjet në krye të PD, tha se ish-kryeministri është institucion më vete dhe jo deputet dhe si i tillë Berisha e vendos vetë distancën mes tij dhe PD-së, si të jetë më e shëndetshme për Partinë Demokratike.

“Unë flas për PD të përbashkuar, nuk ka PD që përjashton. Berisha është institucion, nuk është deputet. Është vetë zoti Berisha që vendos distancën e shëndetshme mes Berishës si institucion dhe institucionit të PD-së, e them këtë duke pasur parasysh se përse e bëni pyetjen”, tha Kadilli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH