Aktualitet

Kadare kritikon fituesin e Çmimit Nobel: Kaloi kufirin

Shkruar nga Liberale
Kadare kritikon fituesin e Çmimit Nobel: Kaloi kufirin

Ismail Kadare ka marrë çmimin koreano-jugor të letërsisë, Pak Kyong-ni. A

i ka dalë në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Koresë Jugore, në Seul, ku ndër të tjera ka folur edhe për fituesin e Çmimit Nobel, shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili është deklaruar si një mbështetës i Millosheviçit.

Kadare deklaroi se ai bie dakord me shumë kritikë të tjerë që kundërshtuan marrjen e këtij çmimi nga ana e shkrimtarit austriak.

“Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar të disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. Vrasjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë”, deklaroi Kadare.

Kadare ka pohuar se është kundër vendimit të Akademisë mbretërore Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Handkes duke theksuar se ”ai është viktimë e censurës dhe represionit nga ana e qeverisë, kështu që kjo mund të ketë bërë që ai të shfaqet më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje”./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH