Aktualitet

Ka shkruar në 4 numri i fëmijëve të prekur me COVID-19 në Shqipëri

               Publikuar në : 11:33 - 26/03/20 liberale

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Shqipërika edhe fëmijë.

Gjeorgjina Kuli, shefja e Infektivit të Pediatrisë, zbuloi nditën e djeshme në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, se në vendin tonë janë dy fëmijë të prekur me koronavirus.

Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, deklaroi Kuli.

Por, ditën e sotme në përditësimin e numrit të personave të infektuar në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë tha se ka shkuar në 4 numri i fëmijëve të prekur me COVID-19.

“Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, lajmëroi Ministria e Shëndetësisë./Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back