Aktualitet

"Ka një formë të rëndë kanceri, mjekët i kanë dhënë Putinit 3 vjet jetë"

Shkruar nga Liberale
"Ka një formë të rëndë kanceri, mjekët i

Një numër në rritje i raporteve të pakonfirmuara, pretendojnë se presidenti 69-vjeçar rus ka kancer dhe se shëndeti i tij po përkeqësohet me shpejtësi.

Dhe tani një oficer i FSB-së ka pohuar se Putini "nuk ka më shumë se dy deri në tre vjet për të jetuar", duke shtuar se presidenti rus ka "një formë të rëndë të kancerit që përparon me shpejtësi".

Mesazhet, që thuhet se janë nga një spiun rus i paidentifikuar për dezertorin e FSB-së Boris Karpichkov, thonë se Putini po humbet shikimin dhe po vuan nga dhimbjet e kokës.

“Na thuhet se ai vuan nga dhimbje koke dhe kur shfaqet në TV, i duhen copa letre me gjithçka të shkruar me shkronja të mëdha për të lexuar atë që do të thotë”, tha oficeri rus për Sunday Mirror.

“Ato janë kaq të mëdha dhe secila faqe mund të mbajë vetëm disa fjali. Shikimi i tij po përkeqësohet seriozisht.” Spiuni shtoi se gjymtyrët e Putinit "tani po dridhen në mënyrë të pakontrolluar".

Pamjet e shpërndara në media në fillim të këtij viti, tregonin Putinin të cilit i dridhej, teksa mbështetej në tavolinë.

Lajmet për shëndetin e tij duket se kanë origjinën nga kanali jashtëzakonisht i popullarizuar rus, Telegram General SVR.

Ai pretendonte se mjekët e Putinit e kanë paralajmëruar atë se operacioni mund t'ia bëjë të pamundur për një kohë të shkurtër qëndrimin në pushtet, prandaj duhet t'ia dorëzonte një ndihmësi.

Shqetësimet për shëndetin e tij u rritën pasi ish-zyrtari i inteligjencës britanike, Christopher Steele tha se lideri rus la takimet për trajtime mjekësore.

“Mbledhjet e këshillit të sigurisë që supozohet se zgjasin për një orë të tërë, në fakt ndahen në disa seksione,” tha Steele, i cili shkroi një dosje për ndërhyrjen e supozuar të Donald Trump dhe Moskës në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

“Ai shoqërohet vazhdimisht përreth vendit nga një ekip mjekësh.”

Dhe në fillim të këtij muaji, një oligark me lidhje të ngushta me Putinin, tha se ai ishte "shumë i sëmurë me kancer në gjak".

Rusi i paidentifikuar pretendoi në regjistrim, se presidenti kishte realizuar një operacion në shpinë, pak para se të urdhëronte pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, sipas revistës "New Lines"./Indipendent- Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH