Aktualitet

"Ka ndryshime pozitive", Rama: Ja çfarë diskutuam në mbledhjen e Kryesisë

Shkruar nga Liberale
"Ka ndryshime pozitive", Rama: Ja çfarë diskutuam në

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë. Rama tha se, qeveria po finalizon buxhetin e vitit të ardhshëm, që është dyfishi i buxhetit 2013, që sipas tij tregon se ka ndryshime positive.

“Kemi bërë një diskutim të frytshëm dhe natyrisht që kemi ndarë edhe detyrat në bazë të këtij aktivitetit që nis nesër për tu shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe për të komunikuar  për qeverisje vendore. Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh. Ne si pjesë  e Europës jemi të detyruar të përballemi me kërcënime të kësaj epoke, që ka sjellë si pasojë përveç bombave dhe krimeve në Ukrainë edhe rritjen e çmimeve të energjisë, në të gjithë botën, dhe sigurisht edhe në Shqipëri. Është Inflacion lufte dhe kosto që i paguan aventurës së diktatorit si Putin. Edhe pse nuk ka sjellë qeveria inflacionin, i takon qeverisë të lehtësojë peshën e kësaj lufte, mbi shpatullat e familjeve. Kemi bërë gjithçka kemi mundur. Po finalizojmë buxhetin e vitit të ardhshëm që është dyfishi i buxhetit 2013 që tregon se ka ndryshime pozitive. Ky dyfishim është i bazuar tek domosdoshmëria që t’i mbështesim të gjithë. Plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjen dhe biznesin, urojmë të jetë. Urojmë të ketë shi, pasi dihet se ne jemi të varur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë prurje shiu kemi më pak nevojë të dalim me import. Do të dalim, edhe sikur të kemi  plot e për plot, Shqipëria nuk prodhon sa për të përmbushur të gjitha nevojat. Jemi besimplotë se do e kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. Masat dhe mbështetja që do i japim kategorive, do e lehtësojmë”, tha Rama.

Kujtojmë se, sot në nisje të vitit të ri akademik pedagogët do të dalin në protestë, edhe pse qeveria iu premtoi rritje pagash deri në masën 17%. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH