Kryesore

Juventus fiton derbin/ Inter fiton në shtesë me penallti

               Publikuar në : 23:03 - 02/11/19 liberale

Juventus rimori kryesimin me kampionatit italian pas suksesit të vështirë 1-0 në derbin me Torinon. Matis De Ligt ishte emri më i përfolur në këtë sfidë, fillimisht për një prekje të topit me dorë në zonë që solli vetëm protestat e Torinos, por jo penallti, e më pas me rastet e humbura deri në golin e vetëm. Holandezi arriti të tundë rrjetën e formacionit granata me një konkluzion brenda zonës në minutën e 70.

Inter vuajti përtej parashikimit por përmbysi gjithçka në sfidën ndaj Bolonjës duke fituar 2-1, me një rrjetë në kohën shtesë. pas një pjese të parë të varfër nga emocionet, skuadra vendase zhbllokoi rezultatin me një goditje të Sorianos që befasoi portierin Handanovic.

U desh një gol i lehtë i Lukakut për të barazuar shifrat pranë kuadratit të Bolonjës ndërsa ishte sërish sulmuesi belg që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, në sanksionin ndaj vendasve të fituar nga Lautaro Martinez. Për Lukakun 9 gola në 11 ndeshje, njësoj si fenomeni Ronaldo në startin te Inter.

Roma e trajnerit Fonseka regjistroi një tjetër fitore në kampionatin italian duke rritur akoma më shumë besimin që i mungonte në fillimin e sezonit. Në Olimpico të Romës verdhekuqtë iu imponuan Napolit që nuk e kishte Ancelottin në pankinë të skualifikuar, me rezultatin 2-1 duke bindur me lojën e tyre.

Ajo mes Romës dhe Napolit ishte një sfidë direkte për zonën champions me verdhekuqtë që për momentin e shohin veten në vendin e tretë ndërkohë që Napoli zbret në të 7. Zaniolo me një gol fantastik i dha avantazhin Romës, ndërkohë që Veretout me penallti shënoi golin e dytë.

Për t’u theksuar është se edhe kolarov pati shansin për të shënuar, por gaboi nga pika e bardhë. Napoli shënoi golin e vetëm me Milik, ndërkohë që pati edhe një shtyllë e një tramversë duke marrë një humbje që peshon shumë.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *