Sport

Juve “rrëzohet” në shtëpi, leksion nga Monza

Shkruar nga Liberale
Juve “rrëzohet” në shtëpi, leksion nga Monza

Juve vazhdon të zhgënjejë në Seria A. Bardhezinjtë janë mundur 0-2 nga Monza, e cila e kishte mposhtur edhe në fazën e parë të kampionatit.

Monza gjeti golin në minutën e 18′ me anë të Patrick Ciurria. Miqtë vazhduan me lojë të mirë, duke shënuar edhe të dytin, me autorDany Motas 39’.

Pas javës së 20-të, Juventus ka rënë në vendin e 13-të me 23 pikë, ndërsa në ndeshjen e javës së 21-të bardhezinjtë do të përballen me Salernitana. Si të mos mjaftonte humbja penalizimi me 15 pikë ka ndikuar te lojtarët bardh e zi që nuk po e gjejnë veten në Seria A.

Poll
SHQIPENGLISH