Aktualitet

Juristët, politologët e diplomatët e ardhshëm, në shkollën verore UET

Shkruar nga Liberale

UET Center në bashkëpunim me World Vision Albania dhe në partneritet me Fakultetin e Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare organizojnë Shkollën e Ligjit dhe Lidershipit Dhërmi 2021.

Me siguri që të gjithëve ne, na është bërë të paktën njëherë në jetë pyetja, “çfarë do bëhesh kur të rritesh?”.

Mbase e marrim pak me shaka, por ai momenti kur ne t’i bëjmë pyetjen vetes, “çfarë të bëhem kur të rritem?”, vjen sa hap e mbyll sytë dhe shpesh mund të gjendemi pa asnjë ide.

Nisur nga kjo lind nevoja për këshillim karriere dhe përherë e më shumë kjo merr një vlerë të veçantë, duke e orientuar maturantin të zgjedhë profilin i cili i siguron atij një karrierë të suksesshme në tregun e punës.

Për tre ditë rresht në Dhërmi do të mbahen leksione dhe aktivitete në kuadër të Shkollës verore të Universitetit Europian të Tiranës “Ligj dhe Lidership”.

Shkolla bën bashkë maturantë dhe studentë nga e gjithë Shqipëria të cilët nxiten të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre të lidershipit.

Presidentë të qeverive studentore, maturantë të rrjetit të ekselencës nga gjimnaze të ndryshme të Shqipërisë, të cilët kanë nisur t’i aplikojnë që tani aftësitë e tyre të lidershipit, duke drejtuar qeveri studentore, me objektiva që të jenë nesër liderët e ardhshëm në politikë dhe jetën publike, kanë qenë çdo vit pjesë e këtij organizimi.

Pikasja e tyre në bankat e shkollës është edhe synimi i Universitetit Europian të Tiranës, i cili e ka kthyer Shkollën e Lidershipit, në një traditë të përvitshme.

Tre ditë trajnim në Dhërmi

Që prej ditës së martë (22 qershor), pedagogë, studentë e maturantë u nisën drejt Dhërmisë.

Të pranishëm në këtë takim tre ditor përveç profesorëve të UET do të jenë të ftuar edhe personalitete publike të fushës së ligjit.

Të parët që e hapën diskutimin ishin Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara, Prof. Prof. Asoc.Dr. Ervis Iljazaj si dhe Përgjegjësja e Departamentit të Shkencave Juridike, Dr. Jonida Gjika të cilët prezantouan temën  “Të drejtat dhe politika ne epokën dixhitale”.

E më pas e mori fjalën Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike, Shkencave Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare në UET, Prof. Dr. Shefqet Muçi, ku prezantoi temën “Moduli “ Drejtësi, Politikë, Administratë”.

Ditën e djeshme (23 qershor), aktivitetet ishim më të ngjeshura, ku përveç leksioneve të pedagogëve të UET, bashkëbisedimi u bë më interesant me të ftuar nga bota e medias dhe e jo vetëm.

Gazetari dhe shkrimtari, Mustafa Nano ishte i ftuar për t’u treguar të rinjve maturantë rrugëtimin e tij në profesion, duke bërë një bashkëbisedim mjaft interesant.

Një tjetër personazh, jo pak i njohur ishte dhe zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia i cili gjatë prezantimit të temës së tij  “Sipërmarrje sociale”, u dha disa leksione maturantëve se si të jesh sipërmarrës, apo cilat duhet të jenë synimet e sipërmarrëse të të rinjve, plani i një biznesi, po ashtu si të bëjnë marketing dhe PR.

Këtë herë Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara, Prof. Prof.Asoc.Dr. Ervis Iljazaj foli për “lidershipin”. Cili është dallimi mes liderit dhe lidershipit, cilat janë “veset” e një lideri dhe cilat janë teknikat e lidershipit që garantojnë sukses.

Më pas Përgjegjësja e Departamentit të Shkencave Juridike, Dr. Jonida Gjika prezantoi temën “Ligji dhe mjetet e komunikimit elektronik”.

Ndërsa Drejtor i Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike në Universitetin Europian të Tiranës, Edi Vlusha prezantoi një temë mjaft interesante, “New Media, Connecting and Disconnecting People”.

Zv.Dekania e Fakultetit të Shkencave Juridike, Sjkencave Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare në UET, Dr. Sofjana Veliu asistoi maturantët në punën e tyre individuale me temë “Përgatitja dhe prezantimi i një aplikimi për në universitet”.

E enjtja (24 qershor) pritet të jetë një ditë plot aktivitete gjithashtu, Dr. Sofjana Veliu do të orjentojë maturantët drejt karrierës duke iu treguar komponentët kryesorë që duhet të kenë parasysh. Pasi të prezantojnë pesë punimet më të mira të tyret, maturantët do të marrin disa çertifikata si dhe do të bëhet shpërndarja e bursës së ekselencës “World Vision”.

Tashmë dihet që UET e ka kthyer organizimin e shkollave sezonale në një traditë të mirëfilltë.

Ashtu si në universitetet perëndimore, shkollat sezonale organizohen prej disa vitesh edhe në Universitetin Europian të Tiranës duke patur si pjesëmarrës maturantë nga e gjithë Shqipëria.

Organizimet tre-katër ditore që mbahen në një ambient jashtë Tirane ofrojnë ndër të tjera leksione me të ftuar, pedagogët më në zë të fushës apo personalitete me emër që ndajnë me të rinjtë eksperienën dhe këndvështrimet e tyre origjinale mbi temat e trajtuara.

Pesë sisteme të arsimit të lartë

Sistemi anglosankson

Sistemi kontinental i Europës Perëndimore

Sistemi privat (me ose pa fitim)

Sistemi shtetëror

Sistemi fetar

Shtatë fusha studimi

Talentet (degë të artit dhe sportit)

Profesionet klasike (mjek, inxhinier, avokat, ekonomist etj.

Profesionet bashkëkohore, por që nuk zgjasin shumë dhe duhet herë pas here të bësh një specializim më tepër

Menaxhimi ose biznesi të cilët të bëjnë që nesër të bësh shumë para pasi mund të hapësh një biznes

Administrata publike, sektori publik, mësuesit, etj

Polici, ushtaraku, shërbimet sekrete etj

Kleri (gati 30 mijë persona në institucionet fetare)

Si të bëj para

Kursimet bankare

Bonot e thesarit

Rroga e lartë

Biznesi i zakonshëm

Vendet e investimeve

Tregjet e reja

Krimi dhe korrupsioni (ku mund të fitosh shumë, por dhe të humbasësh më lehtë)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH