Kryesore

Julian Assange: Suedia merr vendim për rastin e përdhunimit

               Publikuar në : 08:40 - 13/05/19 E Liberale

Prokurorët suedezë pritet të bëjnë me dije nëse do të rihapet një hetim tjetër për themeluesin e Wikileaks, Julian Assange. Bëhet djalë për përdhunim.

Hetimi mund të rifillojë me kërkesën e avokatit të pretenduar të viktimës.

Julian Assange ka shmangur ekstradimin e tij në Suedi për shtatë vite, pasi kishte kërkuar strehim në ambasadën e Ekuadorit të Lonër që në vitin 2012.

Por 47-vjeçari arriti të kapej nga policia e Londrës, pasi Ekuadori tha se nuk është më në mbrojtje të tij. Assange u dënua me 50 javë burg për shkeljen e kushteve të tij të strehimit në ambasadën ekuadoriane në Londër.

Sot pritet që zv/drejtoresha e prokurorëve të Suedisë pritet që të njoftojë për vendimin e marrë, nëse do të rishqyrtohet hetimi për sulm seksual për Assange.

Prokurorët suedezë thanë se në atë kohë mendonin se nuk ishin në gjendje ta merrnin nën shqyrtim çështjen pasi Assange ishte brenda ambasadës ekuadoriane.

Megjithatë, gruaja që ka bërë akuzën tani dëshiron që çështja të rihapet. Sipas ligjit suedez, ata kanë kohë deri në vitin e ardhshëm për të ndjekur çështjen./ Gazeta Liberale

(Visited 1 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *