Aktualitet

Juli i Pashakos: S’kam lidhje me ngjarjen, s’njoh asnjë nga personat

               Publikuar në : 21:15 - 08/11/19 liberale

Policia zhvilloi dje një aksion në Lushnje dhe Vlorë ku u zbulua se kërkonte Julian Sulën për implikim në atentatin në mbikalimin e Shkozetit por ai vetë është prononcuar sot duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe me personat e përfshirë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype me gazetaren Mirela Milori ai tha se ka qenë në Turqi për një vizitë mjekësore dhe se nuk ka dijeni për ngjarjen

“Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi”.

Ditën e atentatit ai thotë se ka qenë në Turqi dhe mohon të ketë njohje me Redjan Rrajën, prokurorin Ndoj apo Pëllumb Muharremin.

“Në datë 1 kam qenë në Kosovë duke ikur për në Turqi. Nuk di pse mi kanë bërë këto gjëra.

Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj. Jo fare as Pëllumb Muharremin.

Jam i gatshëm të paraqitem se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë ç’akorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera” tha ai.

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back