Aktualitet

Juglindja mbulohet nga dëbora/ Probleme me qarkullimin dhe energjinë

               Publikuar në : 16:37 - 16/01/21 liberale

Prej tre ditësh juglindja është përfshirë nga reshje dëbore duke shkaktuar probleme. Situata më e rënduar paraqitet në zonat malore të bashkive Korçë, Devoll e Pogradec.

Në njësinë administrative Proptisht të Pogradecit, 11 fshatra janë pa drita. Probleme të mungesës së herë pas hershme me energji elektrike ka pasur edhe në njësinë administrative Vithkuq e Moglicë.

Burime zyrtare thanë për Vizion Plus, se po punohet për të rikthyer dritat. Ndërkohë, të gjitha rrugët, që lidhin zonat urbane me qendrat e njësive administrative përfshirë edhe ato të zonave malore, janë të kalueshme vetëm me zinxhir.

E njëjta situatë është edhe në akset Korçë-Dardhë, Zëmblak-Goricë si dhe Kamenicë-Ersekë. Ndërsa rrugët Qafë Thanë- Kapshticë e Korçë-Voskopojë janë pa probleme por këshillohet përdorimi i gomave të dimrit.
Nga shërbimi spitalor i Korçës bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve me reshje nuk ka pasur asnjë rast të emergjencës shëndetësore.

Edhe Maliqi me rreth 74 mijë banorë, gjatë këtyre tre ditëve me reshje ka pasur probleme të shumta që nga mungesa e energjisë elektrike e rrugë rurale të bllokuara.

Tags: , , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back