Showbiz

Ju plasariten duart nga larja e shpeshtë? Ja si të shpëtoni lëkurën

Shkruar nga Liberale
Ju plasariten duart nga larja e shpeshtë? Ja si të shpëtoni

Larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun, përbën vijën e parë efikase të mbrojtjes ndaj infektimit nga COVID-19.

Sipas ekspertëve të fushës, larja dhe fërkimi i duarve me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda pakëson në mënyrë efikase gjasat e përhapjes së virusit.

Dezinfektanti me përmbajtje të lartë alkoli është gjithashtu një mënyrë e mirë për të pakësuar këto gjasa.

Dezinfektantët duhen përdorur gjithnjë pas larjes së duarve.

Dhe meqë jemi tek duart, larja e shpeshtë dhe përdorimi i tepruar i disinfektantëve mund të shkaktojë një tharje ekstreme të saj.

Sapuni dhe uji largojnë bakteret dhe viruset por edhe shkatërrojnë yndyrnat mbrojtëse të lëkurës duke nxitur tharjen dhe plasaritjen e saj.

Një gjë e tillë sipas dermatologëve, rrit gjasat e infeksioneve por edhe të ekzemës.

Dezinfektantët me bazë alkoli shkaktojnë më pak irritime.

Si Të Kujdeseni Për Lëkurën e Thatë Të Duarve

Dermatologët këshillojnë që sapuni që përdorni për larjen e duarve të jetë i butë dhe pa aromë.

Nuk mund të përdorni për duart një sapun që arrin të heqë edhe njollat e yndyrës më kryeneçe në rroba apo enë.

Pas larjes së duarve të mos i fërkoni ato me peshqir por t’i thani butësisht, sepse fërkimi i tepërt e irriton lëkurën më shumë.

Sapo duart të jenë tharë përdorni një krem duarsh që ato të jenë të buta dhe të ushqyera.

Njerëzit që kanë një lëkurë të ndjeshme në duar, duhet të mbajnë sa më shumë dorashka por edhe doreza kur bëjnë punë shtëpie.

Kremin e duarve duhet ta përdorni edhe në mbrëmje përpara se të shtriheni për të fjetur.

Nëse lëkura juaj është tepër e tharë, e plasaritur dhe e rrudhur, atëherë në mbrëmje, lyejini me vazelinë.

Më pas vishni dorashka pambuku që të mundësoni përthithjen sa më të mirë të kremit zbutës dhe hidratimin e mirë të lëkurës së duarve./AgroWeb.org

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH