Globi

"Ju muslimanët duhet të vdisni", i moshuari godet 26 herë me thikë 6-vjeçarin palestinez, plagos nënën e tij

Shkruar nga Liberale
"Ju muslimanët duhet të vdisni", i moshuari godet 26

Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se një burrë 71-vjeçar dyshohet se theri me thikë një grua muslimane dhe djalin e saj gjashtëvjeçar pranë verilindjes së Çikagos, në një sulm që policia beson se është i ndikuar nga lufta midis Izraelit dhe Hamasi.

Fëmija, i cili u godit me thikë 26 herë, vdiq në spital, por nëna e tij, 32 vjeç, është jashtë rrezikut për ejtën, sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Will (Illinois), e cila e përshkroi sulmin si të neveritshëm.

“Hetuesit arritën të përcaktojnë se dy viktimat e këtij sulmi barbar ishin në shënjestër të të dyshuarit për shkak se ishin myslimanë dhe për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme që përfshin Hamasin dhe izraelitët”, thuhet në deklaratë.

Zyra e sherifit nuk bëri të ditur kombësinë e viktimave. Megjithatë, sipas zyrës së Çikagos të Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), fëmija ishte palestinezo-amerikan.

Gruaja ishte në gjendje të telefononte 911 (në veprim të menjëhershëm) duke u përpjekur të shmangte sulmuesin.

“Asistentët i gjetën dy viktimat brenda në banesë, në një dhomë gjumi. Dy viktimat pësuan plagë të shumta me thikë në kraharor dhe gjymtyrë të sipërme”, sipas zyrës së sherifit.

Gjatë autopsisë, fëmijës i është hequr një thikë e dhëmbëzuar e stilit ushtarak me një teh 15 cm nga barku.

Shefi i zyrës së CAIR në Çikago, Ahmed Rehab, u tha gazetarëve se sulmuesi trokiti në derën e viktimave dhe fillimisht u përpoq ta mbyste gruan, duke i thënë asaj "ju muslimanë duhet të vdisni", duke cituar mesazhet me tekst që gruaja i dërgoi babait të djalit të vrarë nga spitali i saj./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH