Aktualitet

"Ju kërkoj falje atyre që kam lënduar", burri lajmëron në Facebook vrasjen e gruas dhe vetes

Shkruar nga Liberale
"Ju kërkoj falje atyre që kam lënduar", burri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, ku një burrë vrau partneren e tij dhe më pas veten. Ngjarjet dramatike kanë ndodhur mëngjesin e kësaj të marte. Synimin e tij për të kryer aktin tragjik, burri e ka bërë të ditur në rrjetet sociale. Trupi i gruas u gjet brenda një shtëpie në rrugën "Adolfo Consolini" në numrin 51 rreth orës 11.30. Pasi vrau gruan, burri u largua nga vendngjarja dhe u gjet i vdekur në makinën e tij.

Sipas informacioneve fillestare, trupi i pajetë i gruas ishte i shtrirë në krevat. Makina, nga ana tjetër, ishte e parkuar brenda një qendre tregtare 'I Granai' në rrugën "Mario Rigamonti", pranë parkut Forte Ardeatino. Rastin po hetojnë karabinierët, të cilët kanë kryer gjetjet shkencore dhe po punojnë për rindërtimin e dinamikës së asaj që ka ndodhur.

Burri e kishte shpallur qëllimin e tij për të vrarë partneren e tij dhe më pas veten, me një mesazh në Facebook: "Lamtumirë të gjithë miqtë e mi. Jeta ime tokësore dhe ajo e Simonës mbaron këtu. Së bashku përgjithmonë e përgjithmonë. Një mendim dashurie dhe mirënjohjeje për të gjithë nga ju. Për ne adhuruesit e operës dhe melodramës, kjo përfaqëson zgjedhjen më koherente që mund të bënim. Ju kërkoj falje atyre që kam lënduar".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH