Aktualitet

"Ju jeni ka.a!", ja çfarë i kujton Genc Pollo, Ramës

Shkruar nga Liberale
"Ju jeni ka.a!", ja çfarë i kujton Genc Pollo, Ramës

Genc Pollo i ka krahasuar kryeministrit Rama deklaratat e sotme me ato të bëra dikur.

Në një postim në rrjetet sociale, Pollo shkruan se Rama sot thote se kërkon ndjesë kur e ka gabim, ndërsa në 2014 nuk e bëri diçka të tillë.

"Kujtesa vs Harresa

Edi Rama sot: “Nuk e kam të vështirë të kërkojë ndjesë, kur kam lënduar dikë – mbase e kujtoni që kam kërkuar edhe ndjesë publike në ndonjë rast të caktuar. Nuk më kujtohet ta ketë bërë këtë ndonjë paraardhësi im, po nuk është ky sidoqoftë metri me të cilin e mas veten dhe as ju kërkoj të më masni me këtë metër."

Në vitin 2014 pas një debati të nxehtë në plenare ju kthye opozitës duke folur me zë koke e duke përsëritur "ju jeni ka.a!" Kamerat e një tv ja kapën pak zërin e me levizjen e buzëve e rindertuan fjalinë dhe e bënë lajm qendror.

Të nesërmen Rama tha se i kërkonte ndjesë publikut për fjalën e papërshtatshme por aspak 50 grave e burrave të opozitës parlamentare sepse ata meritonin fjalë edhe më të keqe.

A keni ndonjë koment?", shkruan Pollo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH