Politikë

Jozefina Topalli shpreh ngushëllime familjes së Bujar Nishanit për humbjen e tij

Shkruar nga Liberale
Jozefina Topalli shpreh ngushëllime familjes së Bujar Nishanit

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka ngushëlluar familjarët e Nishanit për humbjen e tij.

Ajo kujton një episod me të shumë vite më parë, kur Nishani ndodhej në një operacion të vështirë.

Statusi i Jozefina Topallit

Lamtumirë President Nishani! Bujar Nishani ka një histori të vecantë njerëzore dhe politike. Pak njerëz në politikë kanë patur aq poste të rëndësishme dhe të kenë dalur nga to me respekt e dinjitet.

Edhe në jetën personale ka kaluar sfida jo të vogla duke u përballur me jetën.

Kujtoj ,shume vite më pare, kur u takuam para se të bënte një operacion të vështire. Askush nuk e dinte si do shkonte. Operacioni ishte tepër delikat, por ai edhe në atë situatë fliste me qetësi dhe vetëkontroll.

Shpresova se do ia dilte edhe kësaj here.

Me pikëllim të madh shpreh ngushëllimet më të thella për Odetën, fëmijët e familjen e tij më të gjerë, për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij! Bujar Nishani i ka bërë nder familjes, vendit dhe Partisë Demokratike! Pushofsh në paqe mik!

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH