Aktualitet

Joshnin vajzat e reja me “punë të arta”, në pranga shefja e prostitucionit dhe partneri i saj shqiptar

Shkruar nga Liberale
Joshnin vajzat e reja me “punë të arta”, në pranga

40-vjeçarja dhe partneri i saj 35-vjeçar shqiptar “peshkonin” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqia. Vajzat silleshin në mënyrë ilegale dhe më pas i mbanin në kushte çnjerëzore.

Ndërsa janë identifikuar edhe partneri i saj shqiptar 35 vjeç, një tjetër grua nga Uzbekistani si dhe një bullgar, që transportonte vajzat për në Athinë.

Rrjeti i trafikut u çmontua pas tentativës së një gruaje për t’u arratisur nga banda. Sakaq Departamenti i Policisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka ushtruar kontroll në dy banesa të organizatës, në rrugën Neophytou Metaxa, ku edhe u gjetën dhe sekuestruan 2600 euro, një celular, një pasaportë si dhe dëftesa bankare, transferta për në Uzbekistan dhe nga Uzbekistani.

Ndaj 40-vjeçares dhe bashkëpunëtorëve të saj u ngrit një dosje për Organizatë Kriminale, Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Shkeljen e Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH