Aktualitet

Joshi 13-vjeçaren dhe e çoi në shtëpi, arrestohet shqiptari në Greqi, akuzohet për vjedhje dhe zhvatje

Shkruar nga Liberale
Joshi 13-vjeçaren dhe e çoi në shtëpi, arrestohet

Policia greke ka vënë në pranga një 18-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se joshi dhe kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur. Sipas raportimit të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 18.00 të pasdites në Sintagma, kur një burrë, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij kanë denoncuar zhdukjen prej 5 ditësh të vajzës së mitur.

Në të njëjtën kohë, burri theksoi se ka njoftuar autoritetet, por ka kërkuar edhe ndihmën e njerëzve të DIAS-it, me shpresën për të gjetur sa më shpejt vajzën e tij.

Rreth orës 22:00 të natës, një grup e gjeti vajzën 13-vjeçare në zonën e Omonias, të trazuar dhe që endej e veme si të kishte humbur. Oficerët e policisë i janë afruar dhe e kanë dërguar në A.T. Omonia, ndërsa kanë njoftuar edhe familjarët e saj për ta marrë.

Vajza ishte në gjendje të keqe, duke qarë vazhdimisht dhe fillimisht duke mos treguar se çfar1% kishte ndodhur.

Më në fund, policia fitoi besimin e saj, kështu që vajza 13-vjeçare tregoi se ishte takuar me një 18-vjeçar shqiptar përmes rrjeteve sociale dhe se ai e kishte çuar në shtëpinë e tij në Colonos të shtunën e kaluar, ku kanë pasur marrëdhënie seksuale.

Pas një hetimi nga EL.AS. 18 -vjeçari u gjet dhe u arrestua për joshje të një të mituri. Vlen të theksohet se i riu akuzohet edhe për krime të tjera, si vjedhje dhe zhvatje të të miturve./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH