Aktualitet

Jorida Tabaku: Tri arsyet pse duhet mbështetur protesta e pedagogëve

Shkruar nga Liberale
Jorida Tabaku: Tri arsyet pse duhet mbështetur protesta e pedagogëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për protestën e pedagogëve.

Në një postim në Facebook, ajo shkruan se, protesta e pedagogëve duhet mbështetur për shumë arsye.

Postimi i Tabakut:

Protesta e sotme e pedagogëve ka shumë arsye përse duhet mbështetur. Por mendoj tre janë më kryesoret:

✅ Së pari, tregon të vërtetën në lidhje me Arsimin e Lartë Publik dhe dështimin e Reformës në Arsim që prodhoi një sistem arsimor më të dobët dhe inefektiv. Parajsa e premtuar rezultoi një gënjeshtër e madhe, cilësia në rritje rezultoi në më pak studentë në auditore.

✅ Së dyti, cilësia e jetës për shtresën e pedagogëve është gjithnjë edhe më e ulët. Ata janë pjesë e shtresës së mesme dhe qytetarëve të angazhuar që përbuzen dhe keqtrajtohen nga një mazhorancë që sistematikisht ka sulmuar këtë shtresë. Largimi i shqiptarëve sot është shenjë e kësaj dobësie.

✅ Së treti, shkatërrimi i sistemit të kërkim-zhvillimit që përkthehet në adaptimin e ekonomisë sonë me sfidat edhe risitë e reja teknologjike. Nuk është rastësi që “biznesi” vetëm i mirë është ai i ndërtimit dhe jemi pas në manifakturë, teknologji, zhvillimin e programeve kompjuterike! Nuk do të mund të kemi një Shqipëri të shqiptarëve nëse nuk kemi një vend që trajton shtresën e mesme duke i dhënë shanse dhe mundësi!  Nuk mund të jemi një komb i suksesshëm nëse nuk kemi një shoqëri që ofron mobilitet social. Nuk mund të jemi një shoqëri e moralshme nëse nuk respektojmë dinjitetin e pedagogëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH