Aktualitet

Jorida Tabaku: Shqipëria është kthyer në një han pa porta!

Shkruar nga Liberale
Jorida Tabaku: Shqipëria është kthyer në një han pa

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me deklaratat e sotme të Bankës Botërore për situatën ekonomike në vend.

Në një postim në Facebook, ajo shkruan se Shqipëria është kthyer në një han pa porta ndërsa ekonomia vazhdon të ndëshkohet nga sjellja pa vizion e qeverisë dhe mazhorancës.

Postimi i plotë:

Një rënie e paralajmëruar

Çfarë po dëgjojmë sot nga goja e zyrtarëve të lartë të Bankës Botërore është një realitet i hidhur i paralajmëruar me kohë nga PD. Shqipëria ka një rritje ekonomike 2.9%, pra më të ulët se sa parashikimet dhe me gjasë kjo ulje do të thellohet më shumë në vijim. Shkaqet e një rënie të tillë ekonomike lidhen me situatën jo vetëm politike por edhe me drejtimin e gabuar që ekonomia në vend ka marrë. Një presion i gjithanshëm shtetëror karshi biznesit, taksat e larta që rëndojnë xhepin e qytetarit dhe një klimë armiqësore investimesh.

Shqipëria është kthyer në një han pa porta ndërsa ekonomia vazhdon të ndëshkohet nga sjellja pa vizion e qeverisë dhe mazhorancës. Vendi po varfërohet përditë e më shumë ndërsa shqiptarët janë të parët për azilkërkues nga BE-ja. Krahu i punës po bie, biznese po mbyllen ndërsa qeveria vazhdon shpërndarjen e PPP-ve si certifikata të së ardhmes.

Ciklin rënës nuk mundet ta ndalojë kjo mazhorancë, ky kryeministër dhe kjo qeveri. Ne, kemi ofertën e duhur për të nxjerrë nga bataku i çmendurisë që e kanë futur ekonominë ata që duan ta shesin Shqipërinë në tregun e PPP-ve dhe varfërisë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH