Aktualitet

Jorida Tabaku: Perse Shqipëria refuzon BE-në

Shkruar nga Liberale
Jorida Tabaku: Perse Shqipëria refuzon BE-në

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për komentin e kryeministrit Edi Rama,  në lidhje me pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Europian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

“Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE?”

“Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë”, tha Tabaku.

“Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavarësisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?” – shkroi në mesazhin e saj, Jorida Tabaku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH