Showbiz

Jori konfirmon ndarjen e Beniadës nga vëllai i Arbër Hajdarit, por dikush e pengon të tregojë arsyen 

Shkruar nga Liberale

Historia e Beniada Nishnait dhe Blerti Hajdari, vëllait të Arbër Hajdarit, ka qenë goxha e përfolur në media, për shkak edhe të vëmendjes që mori modelja gjatë edicionit të parë të BBV. Ata e konfirmuan me foto lidhjen e tyre, por pas ndarjes askush nuk ka pranuar të flasë e të tregoje se çfarë ndodhi, ose cila qe arsyeja e ndarjes.

Dhënia fund e marrëdhënies u konfirmua nga burimet pranë çiftit, por asnjëherë prej tyre. Së fundi ka qenë Jori Delli, e cila jo vetëm ka konfirmuar ndarjen, por ka lënë të kuptohet se arsyeja e ndarjes nuk duhet të bëhet publike.

E pyetur nga gazetari Edi Manushi në emisionin "Procesi Sportiv", nëse është e vërtetë se Beniada është ndarë, bukuroshja brune u shpreh “është ndarë”.

“Po. Beniada është beqare, një duartrokitje”, tha Jori, e cila më pas shtoi: “Është fillimi i një diçkaje tjetër”.

Ndërsa e pyetur se ‘çfarë ndodhi, nuk i eci një italianeje me një shqitpar’, Jori u përgjigj: “Jo nuk është ajo, por nuk mund të flas”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH