Showbiz

Jonida Vokshi tregon si i propozoi Besniku: Më ‘mashtroi’, më tha...

Shkruar nga Liberale
Jonida Vokshi tregon si i propozoi Besniku: Më ‘mashtroi’,

Jonida Vokshi është një nga personazhet më të dashur të botës së show-bizz-it. Në muajin qershor ajo u bë nënë e një vajzë Emi nga martesa me bashkëshortin Besnik Krapi.

Në një itervistë të fundit për “Prive” aktorja dhe prezantuesja treguar për pesë datat më të rëndësishme në jetën private, ku ndër të tjerash ka cekur edhe momentin kur bashkëshorti i saj, Besnik Krapi, i propozoi për martesë.

Jonida rrëfeu se gjithçka nisi kur ajo erdhi në Prishtinë dhe Besniku i kërkoi asaj të bënin një kino-provë për një mikun e tij producent që donte të bënte një film, dhe propozim për rolet kryesore ishin ata të dy.

“Ne diskutuam për një film që do bënte një shok i Besnikut, dhe më tha: A bëjmë një kino-provë, pasi protagonistët janë mashkull e femër që janë çift edhe na rrinë shumë ne si karaktere. Ta bëjmë një kino-provë, e xhirojmë dhe ia çojmë këtij shokut. Ndërkohë ai nuk kishte ku ta fuste unazën dhe e kishte futur në pantallona dhe rrinte në siklet. Dalim ne, unë totalisht isha me tuta pasi as që e dija se çfarë ishte. Unë nuk e di si nuk e kam kuptuar që ishte ‘ashiqare’ për çfarë e bënte, sepse isha e fokusuar profesionalisht. Nejse ,bëjmë kino-provë dhe unë kthehem për ta lexuar letrën që kishte shkruar ky, kur kthehem e gjej Besnikun në gjunjë me unazën dhe aty emocionet ishin të një dimensioni tjetër”, ka treguar Jonida.

Duke qenë se ishte një “kino-provë”, i gjithë propozimi ishte xhiruar me telefon dhe aktorja thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj e ruajnë me fantazime. Jondida thotë se sa herë që e shohin videon në fjalë emocionohen shumë, duke kujtuar atë që ajo e quan propozimin më romantik që kishte marrë ndonjëherë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH