Këngëtarja Jonida Maliqi ka thënë në një lidhje telefonike për emisionin “Live From Tirana”, se kënga që ajo do të donte që të këndohej në funeralin e saj është e Beyonce “I was here”.
Ajo tha se, është një këngë reflektim, për atë çfarë ke bërë, për atë që po bën dhe për atë që do të bësh deri në momentin që do ta lije këtë botë.
"Kjo këngë është si një reflektim për atë çfarë ke bërë, për atë që po bën dhe për atë që do të bësh deri në momentin që do ta lije këtë botë. Sa herë flas me miqtë e mi rreth një teme paksa prekëse siç është vdekja, gjithmonë kam shprehur se do doja që kjo këngë të luhej atë ditë dhe ata të konsumonin shampanjë. Ky projekt më bën të reflektoj kur jam në qetësi ose në paqe me veten. Është shumë e çuditshme pasi më ka bërë të qaj dhe nga ana tjetër më ka bërë që të eci përpara. E kam si një terapi personale.", ka thënë Jonida.