Showbiz

Jonida flet për videon me Florin: Jam femër me moral, fajin e ka...

Shkruar nga Liberale
Jonida flet për videon me Florin: Jam femër me moral, fajin e ka...

Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur për herë të parë në lidhje me videon e publikuar në media, ku shihej ajo së bashku me Flori Mumajesin.

Ajo e konsideroi publikimin e videos si diçka të pamoralshme duke bërë fajtore median e cila i transmeton, duke thënë se kështu cënohet privatësia, edhe pse video ishte realizuar në rrugë.

"Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Çdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë.

Megjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë

e ka fajin media. Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral. Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi.

Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe i përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq” u shpreh Jonida Maliqi në emisionin “Rreze Dielli”, në Report TV. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH