Showbiz

Jonida flet per herë të parë për ndarjen nga Romeo dhe tregon arsyen

Shkruar nga Liberale
Jonida flet per herë të parë për ndarjen nga Romeo dhe

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes që në muajin nëntor, mirëpo ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë më parë.

Mbrëmjen e sotme e ftuar në “Prive”, Jonida foli gjerë e gjatë për jetën private dhe ndarjen nga aktori. Ajo tha se ndarja e tyre nuk ka pasur një arsye konkrete, por gjërat mes tyre ishin zbehur.

“Ka qenë një histori shumë e bukur. Ashtu siç i ndodh çdokujt, vjen një moment që çdo gjë zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni. Unë gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15-vjeç, e di çfarë dua dhe çfarë të pres nga një marrëdhënie. Jemi ndarë si miq, vazhdojmë hera-herës të komunikojmë me njëri-tjetrin”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH