Medium Personazhe

“Joker” çon sallën e Oscar në peshë: Vrapo drejt shpëtimit me dashuri

               Publikuar në : 15:28 - 10/02/20 liberale

Joaquin Phoenix rrëmbeu Çmimin Oscar si aktori më i mirë në filmin “Joker”. Aspak surprizë kjo gjë, pasi Phoenix rrëmbeu çmimin  eaktorit më të mirë edhe në ceremoninë Bafta.

Ajo që emocioni së tepërmi publikun ishte fjalimi i Phoenix, i cili nuk i kurseu kritikat ndaj vetes, po as falenderimet ndaj atyre që e mbështetën.

Fjalimi i Joaquin Phoenix

Ju jam shumë mirënjohës, megjithëse nuk e ndjej veten mbi kolegët e tjerë në këtë sallë të nominuar për këtë çmim, sepse ne ndajmë të njëjtën dashuri…dashurinë për filmin. Dashuria për filmin më ka dhuruar një jetë të jashtëzakonshme dhe unë nuk mund ta imagjinoj dot se ku mund të isha pa të.

Megjithatë, mendoj se dhurata më e madhe që më ka dhënë mua dhe shumë të tjerëve që janë në këtë industri, është mundësia që të ngremë zërin për ata që nuk kanë mundësi. Kam në mendje disa tema me të cilat po përballemi të gjithë bashkërisht.

Ndonjëherë, ndjejmë, ose duket sikur ndjejmë që mbrojmë çështje të ndryshme, por unë shoh një të përbashkët. Kur flasim për barazinë gjinore, luftën kundër racizmit, apo të drejtat themelore, të drejtat e indigjenëve, të drejtat e kafshëve ne të gjithë flasim për luftën kundër padrejtësisë.

Flasim për luftën kundër besimit se një komb, një popull, një racë, një gjini, një specia ka të drejtë që të dominojë, përdorë apo kontrollojë një tjetër pa u ndëshkuar.

Unë mendoj se jemi shkëputur fort nga bota e vërtetë, nga bota natyrale. Shumë prej nesh janë fajtorë për këndvështrimin egocentrik të botës që na rrethon, duke besuar që ne jemi në qendër të saj, në qendër të universit. Shkatërrojmë natyrën për burimet e saj. I japim vetes të drejtë që të ndërzejmë një lopë dhe më pas t’i grabisim të voglin që lind, edhe pse vajtimi i saj na shurdhon në vesh. Më pas i rrëmbejmë qumështin që duhej të ishte për të voglin e saj dhe e hedhim tek kafet e drithërat që hamë.

Na tmerron ideja e ndryshimit personal, na tmerron ideja që të sakrifikojmë diçka, na tmerron ideja që të heqim dorë nga diçka. Por, njeriu është krijues dhe unë jam i bindur se ne të gjithë bashkë mund të krijojmë dhe zhvillojmë sisteme që mund të sjellin ndryshimin për mirë për të gjithë frymorët dhe mjedisin.

Kam qenë i pandershëm, i pangopur, egoist dhe ndonjëherë edhe mizor dhe person problematik në punë dhe unë ju jam shumë mirënjohës shumë prej jush në këtë sallë që më keni dhënë një mundësi të dytë. Kur mbështesim njëri-tjetrin, kur përkrahim njëri-tjetrin mendoj se japim më të mirën tonë. Nuk e bëjmë këtë kur ndëshkojmë njëri-tjetrin për gabimet e së shkuaarës, por kur ndihmojmë njëri-tjetrin që të rritet, kur edukojmë njëri-tjetrin, kur udhëzojmë njëri-tjetrin drejt pendesës, shpengimit.

Vëllai im (River), kur ishte 17 vjeç shkroi këto vargje: “Vrapo drejt shpëtimit me dashuri dhe paqja do të të ndjekë”…

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back