Globi

Johnson: Varianti i ri i Covid, më vdekjeprurës se fillestari

Shkruar nga Liberale
Johnson: Varianti i ri i Covid, më vdekjeprurës se fillestari

Varianti i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës se varianti fillestar, ka paralajmëruar kryeministri britanik Boris Johnson.

“Ka disa prova që varianti i ri mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë. Të gjitha provat e deri tanishme vazhdojnë të tregojnë se vaksinat aktuale mbeten efektive kundër variantit të vjetër të koronavirusit dhe këtij të ri”, tha në konferencën për shtyp, Boris Johnson.

Varianti britanik i koronavirusit të ri Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjithë botën dhe javën e kaluar ishte i pranishëm në 60 vende dhe territore, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Identifikuar së pari në Kent, varianti i ri mendohet të jetë mbi 70% më i transmetueshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH