Globi

Johnson triumfoi në zgjedhje, liderët botërorë i kërkojnë bashkëpunim

Shkruar nga Liberale
Johnson triumfoi në zgjedhje, liderët botërorë i

Partia konservatore e Boris Johnson-it arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet e së enjtes. Të shumtë kanë qenë liderët botërore që kanë reaguar pas fitores së tij.

Presdienti amerikan, Donald Trump ka thënë se triumfi i Xhonsonit nënkupton se Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë të lira të vulosin një marrëveshje të re “masive” pas Brexit.

Kjo marrëveshje ka potencialin të jetë shumë më e madhe dhe më fitimprurëse se çdo ujdi që mund të bëhet me BE. Festoni për Borisin, ” ka shkruar në Twitter presidenti amerikan.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se blloku është i gatshëm të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë, por i bëri thirrje Londrës të punojë me mirëbesim. Ai shtoi se Brukseli shpreson për një votim të shpejtë parlamentar britanik mbi tërheqjen nga blloku.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e përgëzoi kryeministrin britanik për atë që ajo e cilësoi si një “fitore të jashtëzakonshme”. "Pres me padurim të punoj me ju, për miqësinë dhe bashkëpunimin e fortë midis kombeve tona", ishte mesazhi i saj.

Ndaj këtij zhvillimi të rëndësishëm reagoi dhe ministri i jashtëm izraelit, Israel Katz, i cili foli për një “fitore të vlerave” ndaj antisemitizmit.

Fitorja e së enjtes konsiderohet si rezultati më i mirë i konservatorëve prej disa dekadash. Shumica absolute i mundëson kryeministrit, Boris Johnson që të kalojë në parlament marrëveshjen e negociuar së fundmi me BE.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH