Kryeministri britanik, Boris Xhonson shpalosi përpara parlamentit propozimet e reja për marrëveshjen me Brukselin. Dallimi kryesor me marrëveshjen e mëparshme është tek kufiri i shumëpërfolur në ishullin e Irlandës.
Xhonson propozon që në vend të një zone të lëvizjes së lirë mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut, të vendosen kontrolle kufitare që tregojnë qartë sovranitetin e Britanisë së Madhe ndaj veriut. Megjithatë kontrollet do të jenë të lehta dhe nuk do të kryen nga doganierët por nga skanerët.
“Qëllimi i kësaj qeverie ka qenë dalja me një marrëveshje nga BE. Propozimet tona konstruktive tregojnë se sa seriozë jemi në synimet tona. Marrëveshja e mëparshme krijonte një ngërç të përhershëm, më tepër sesa një përparim. Ndaj jemi përpjekur të ngremë një urë për të kapërcuer errësirën, për të njohur atë që nuk po njihet”, shprehet Johnson.
Lideri i opozitës laburiste i quajti propozimet e kryeminsitrit “jorealiste”.
Ndërsa Jeremy Corbyn, kryetari i laburistëve thotë se: “Propozimet nuk janë realiste, janë të dëmshme dhe kryeministri e di mirë që do të refuzohen nga Brukseli, nga parlamenti këtu dhe nga i gjithë populli”.
Kreu në largim i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker tha se propozimet e reja përbëjnë përparim pozitiv, por disa prej ideve sipas tij ishin problematike. Propozimet do t’i parashtrohen liderëve europianë në Samitin e Brukselit, më 17 tetor.