Globi

Johnson dyfishon gjobën për ata që nuk përdorin maska

Shkruar nga Liberale
Johnson dyfishon gjobën për ata që nuk përdorin maska

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se vendi ndodhet në një pikë të rrezikshme dhe duhet vepruar tani, sa i përket situatës me Covid-19.

Ai ka bërë publike rregullave të reja të ndërmarra nga Britania e Madhe për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kështu, janë dyfishuar gjobat për këdo që nuk përdor maskë. Ata do të gjobiten me 200 paund.

Johnson i urdhëroi njerëzit t’i mbajnë maskat edhe në restorante dhe bare. Kryeministri britanik njoftoi gjithashtu se e ka bërë të detyrueshme për stafin e pubeve, restoranteve dhe dyqaneve përdorimin e maskave, si edhe për këdo që merr një taksi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH