Kryesore

Johnson: Covid shkatërroi Britaninë, do vazhdojmë investimet

               Publikuar në : 21:28 - 29/06/20 liberale

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se kriza e koronavirusit ka qenë një katastrofë për Mbretërinë e Bashkuar dhe insistoi se nuk është koha e duhur për të hetuar hapat e gabuar të qeverisë.

“Kjo ka qenë një katastrofë. Le të mos i fshehim fjalët. Kjo periudhë ka qenë një makth për vendin tonë, që ka kaluar një tronditje të thellë. Por në ato momente kemi patur dhe shansin për të ndryshuar dhe për t’i bërë gjërat më mirë. Dhe ne duam vërtet t’i ndërtojmë gjërat më mirë, t’i bëjmë ndryshe, të investojmë në infrastrukturë, transport, etj”, deklaroi Johnson.

Duke folur për një stacion radiofonik ditën e hënë, Johnson premtoi një nismë “rusveltiane” për të nxitur shpenzimet publike, për të ndihmuar në këtë mënyrë rimëkëmbjen ekonomike nga koronavirusi.

Johnson tha se do të dyfishojë planet e tij për rritjen e investimeve dhe tha se qeveria, që ka njoftuar shpenzimet e emergjencës dhe masat për taksat me një vlerë prej 133 miliardë paundë, do të vazhdojë të ndihmojë njerëzit dhe bizneset.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back